Rreth pesëmbëdhjetë mediume të huaja të akredituara për raportim nga zgjedhjet

Maqedonia

Rreth pesëmbëdhjetë mediume të huaja të akredituara për raportim nga zgjedhjet

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:42
Foto Ilustrim

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do t’i ndjekin ekipet gazetareske nga rreth pesëmbëdhjetë shtëpi mediatike.

Për zgjedhjet në terren do të raportojnë 55 gazetarë të huaj, të cilët morën akreditime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ekip më të madh prej 18 gazetarëve dërgon Al Xhezira Ballkan, ndërsa ekipe të tyre ose gazetarë do të kenë edhe Rojters, Frans Pres, Zëri i Amerikës, Asoshiejted pres, televizioni kombëtar grek ERT, agjencia gazetareske ANA-MPA, Njuz 247, ARD-ja gjermane, Foto pres agjencia evropiane – EPA, Radiotelevizioni turk, agjencia Anadolia, Euro njuz Shqipëri, Radiotelevizioni i Kosovës, Bi-Bi-Bi Serbi dhe Al Xhezira në gjuhën angleze.

Më shumë mediume të huaja do të raportojnë për zgjedhjet përmes korrespondentëve të tyre në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat