Shkup, mbeten fonde edhe për 4.000 aplikues për subvencione për inverterë

Maqedonia

Shkup, mbeten fonde edhe për 4.000 aplikues për subvencione për inverterë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:09
Klima

Rreth 1.000 ndotës të mundshëm nga sezoni i mëparshëm i ngrohjes do të ndryshojnë metodën e ngrohjes këtë dimër, tregojnë shifrat e Qytetit të Shkupit, nga të cilat deri më tani, për 10 ditë janë parashtruar 1.006 aplikime për subvencione për inverter. Ndarja e subvencioneve për kondicionerët inverter për ngrohjen e shtëpive është pjesë e masave të parashikuara në Planin e përmirësimit të cilësisë së ajrit.

Nga Qyteti njoftojnë se fondet mbesin edhe për rreth 4.000 kërkesa të tjera dhe se presin të përmirësohet ndjeshëm cilësia e ajrit sepse kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në luftën kundër ajrit të ndotur.

Deri më tani, nëpër komuna kanë aplikuar: Kisella Voda 200, Gjorqe Petrov 166, Gazi Baba 136, Buteli 118, Karposhi 105, Aerodrom 98, Çairi 87, Qendra 63, Shuto Orizare 23 dhe Saraj 10 qytetarë.

Thirrja i përfshin qytetarët që kanë blerë inverter nga 1 janari i vitit 2020, deri në përfundimin e thirrjes më 30 nëntor të vitit 2020 ose deri në ditën e shterimit të fondeve. Qytetarët do të kompensohen plotësisht për shpenzimet e blerjes së pajisjes inverter, por jo më shumë se 62.000 denarë në shumë neto.

Qyteti i Shkupit u kujton qytetarët nga të gjitha komunat e Shkupit se vijon thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për kondicionerët inverter për ngrohjen e shtëpive, ku qytetarët mund të aplikojnë onlajn.

Sipas kushteve, në këtë thirrje publike, mund të aplikojnë të gjithë qytetarët në territorin e Qytetit të Shkupit, të cilët nuk kanë përdorur subvencione për ngrohjen e shtëpisë së tyre nga Qyteti i Shkupit dhe të cilët nuk kanë lidhje ose mundësi për lidhje në ngrohjen qendrore në objektin ku do të instalohet pajisja.

Pajisja e blerë duhet të instalohet në objektin me adresën e kartës së identitetit së aplikuesit.

Risi në këtë thirrje publike është kushti që qytetarët të paraqesin vullnetarisht (pa kompensim) sobën ekzistuese të drurit, qymyrit, naftës ose vajit të karburantit në një lokacion që do t’u komunikohet në mënyrë plotësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat