ODIHR: Vlerësimet e para për procesin zgjedhor më 16 korrik

Maqedonia

ODIHR: Vlerësimet e para për procesin zgjedhor më 16 korrik

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Misioni i veçantë për procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në vendin tonë të Zyrës për institucioneve demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) në kuadër të OSBE-së, një ditë pas zgjedhjeve 18 korrik do të dal me vlerësim rreth procesit zgjedhor, ndërsa raporti përfundimtar do ta publikoj tetë javë pas ditës së zgjedhjeve, me përfundime dhe rekomandime, tha për AIM-në Laima Andikiene, shefe e misionit të ODIHR në Maqedoni.

Misioni vëzhgues ODIHR është përkushtuar në mos ndërhyrjen dhe për këtë japim vlerësime një ditë para zgjedhjeve, por më 16 korrik do të japim deklaratë për vlerësimet e para për procesin zgjedhor” tha Andrikiene.

Ajo tha se Misioni me vëmendje po ndjek të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Ekipi bazë përbëhet nga nëntë anëtarë nga nëntë vende-pjesëmarrëse në OSBE. Në Maqedoni për vlerësimin e procesit zgjedhor janë akredituar 26 vëzhgues, ku marrin pjesë ekspert ndërkombëtar dhe staf mbështetës kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat