Pesëmbëdhjetë media të huaja do të monitorojnë zgjedhjet në Maqedoni

Maqedonia

Pesëmbëdhjetë media të huaja do të monitorojnë zgjedhjet në Maqedoni

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni do të monitorohen nga ekipet e gazetarëve nga pesëmbëdhjetë media të huaja, të cilat do të kenë 57 gazetarë në terren, të cilët kanë marrë akreditime nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Ekipi më i madh nga 18 gazetarë dërgohet nga Al Jazeera Ballkan, ndërsa ekipet të gazetarëve do të kenë edhe Reuters, AFP, Zëri i Amerikës, Associated Press, televizioni kombëtar grek ERT, dhe agjencia e lajmeve ANA-MPA. News247, ARD gjermane, Agjencia e Shtypit Evropian – EPA, Radio dhe Televizioni Turk, Agjencia Anatolia, Euro News Albania, Radio Televizioni i Kosovës, BBC Serbia dhe Al Jazeera në anglisht.

Disa media të huaja do të raportojnë për zgjedhjet përmes korrespodentëve të tyre në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat