​Gashi: Pas 18 vjetësh ndryshimi është proces i rëndësishëm politik dhe demokratik

Maqedonia

​Gashi: Pas 18 vjetësh ndryshimi është proces i rëndësishëm politik dhe demokratik

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:30
Afrim Gashi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi i ka bërë thirrje qytetarëve maqedonas të shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre, në favor të “Alternativës”, për të cilën ka thënë se do të sjellë ndryshime në vend.

Pasi votoi për zgjedhjet parlamentare, Gashi tha se ndryshimi që pretendon të sjellë partia e tij, është proces i rëndësishëm politik dhe demokratik.

Gashi: Mendoj që është shumë me rëndësi fitorja dhe ndryshimi

“Uroj dhe besoj që 15 Korriku të jetë një datë me të cilën fillohet një kapitull i ri në historinë tonë politike. I apeloj të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë... Gjithçka ishte në rregull ashtu siç janë parapa protokollet, andaj i inkurajoj qytetarët që të mos frikësohen për ndonjë infektim sepse me të vërtetë janë marrë masat...Mendoj që është shumë me rëndësi fitorja dhe ndryshimi, pas 18 viteve ndryshimi është proces i rëndësishëm politik dhe demokratik andaj gjithçka që pres është ndryshimi”, ka thënë ai.

Ai bëri të ditur se, janë marrë të gjitha masat e nevojshme kundër Covid-19, andaj edhe një herë i bëri thirrje qytetarëve të mos ngurojnë për të votuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat