Mickoski: Kemi kredibilitet për të formuar qeverinë e re

Maqedonia

Mickoski: Kemi kredibilitet për të formuar qeverinë e re

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 14:45
Hristijan Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve të parakohshme të djeshme parlamentare, tha se partia opozitare e ka kredibilitetin më të madh të luftojë për përbërje të Qeverisë së re. VMRO-DPMNE-ja, sipas tij, ka më shumë vota se LSDM-ja, pa Lëvizjen Besa, me të cilën është në koalicion. Dallimi në vota, sipas Mickoskit, është diku rreth dhjetë mijë.

“Është me rëndësi që në Maqedoni disponimi është opozitar, ndërsa rezultatet tregojnë se opozita fitoi më shumë vota se pushteti, ndërsa VMRO-DPMNE-ja, pa Lëvizjen Besa në radhët e LSDM-së fitoi më shumë mandate të deputetëve. VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni ‘Për ripërtëritje të Maqedonisë’ fituan në 41 komuna”, tha Mickoski.

Ai i përmendi Shkupin, Gjorçe Petrovin, Butelin, Gazi Babën, Kisela Vodën, Sopishten, Petrovecin, Ilindenin, Makedonski Brodin, Velesin, Kratovën, Sveti Nikollën, Shtipin, Negotinën, Prilepin, Strugën dhe disa vende tjera.

“Ky rezultat është arritur në disa rrethana të vështira, presione të fuqishme dhe shumë parregullsi. Pushteti zbatoi ryshfet masiv. Sot ueb-faqja e KSHZ-së nuk punon, ndërsa marrim informata të ndryshme se në mënyrë të dyshimtë janë numëruar të dhënat”, tha Mickoski, duke shtuar se me këtë kanë luftuar gjatë tërë fushatës.

E tërë kjo, siç tha, i jep të drejtë se VMRO-DPMNE-ja e ka kredibilitetin më të madh që të luftojë për përbërje të Qeverisë së re, e cila duhet të ballafaqohet me sfida serioze.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se partia e tij ka kredibilitetin më të madh për të formuar qeverinë ere.

“VMRO-ja ka kredibilitetin më të madh për të formuar qeverinë e re. Bisedimet do të fillojnë, unë kam thënë se nën kushtëzime nuk punojë. Jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë, por jo nën diktat”, tha Mickoski duke shtuar se nuk e ka ndërmend të bashkëpunoj me njerëz të cilët akuzohen për kriminalitet.

Mickoski madje u shpreh se në këto zgjedhje, VMRO-DPMNE-ja ka fituar LSDM.

Lideri opozitar Mickoski paralajmëroi edhe parashtresa deri tek KSHZ-ja për parregullsi zgjedhore.

“VMRO-DPMNE-ja ka fituar mbështetjen më të madhe nga populli maqedonas”, u shpreh Mickoski.

“Në rast se i mënjanojmë katër deputetët e Lëvizjes BESA, atëherë VMRO-ja është fituese dhe ka kredibiitetin më të madh për të formuar qeverinë e re”, deklaroi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat