Ministria e Administratës reagon ndaj AVMU-së, nuk pajtohet me kallëzimet kundër Alsat dhe Telma

Maqedonia

Ministria e Administratës reagon ndaj AVMU-së, nuk pajtohet me kallëzimet kundër Alsat dhe Telma

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 17:06
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk pajtohet me kallëzimet e parashtruara kundërvajtës nga Agjencia e mediave kundër televizioneve Telma dhe Alsat M, për shkak të deklaratës së transmetuar të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë heshtjes zgjedhore.

Dy televizionet në asnjë mënyrë nuk e kanë shkelur Kodin zgjedhor, duke marrë parasysh faktin se ministri Filipçe e ka dhënë deklaratën në rolin e ministrit dhe lidhur me krizën shëndetësore të shkaktuar nga virusi Covid-19. Në një kohë të pandemisë botërore dhe informimit të rregullt ditor nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me virusin, për ne është e pakuptueshme se si rregullatori mund ta konsiderojë këtë deklaratë si shkelje të heshtjes zgjedhore”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat