Gjatë numërimit te një vendvotim në Shkup është përdorur armë

Maqedonia

Gjatë numërimit te një vendvotim në Shkup është përdorur armë

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 17:38
Foto Ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje rreth orës 22:15 në SPB Shkup është denoncuar se në çerdhe në rrugën ‘Kosta Novakoviq’, derisa është kryer numërimi i votave, janë dëgjuar krisma.

“Plumbi ka përfunduar në vendvotimin numër 2.687, ku prezent kanë qenë kryetari dhe shtatë anëtarë të Komisionit Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB shtojnë se nuk ka të lënduar dhe se është dëmtuar murri nga plumbat.

Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat