Ali Ahmeti: Më ka mbetur hatri me Zaevin që tha që shqiptarët nuk vlejnë as 5 para 

Maqedonia

Ali Ahmeti: Më ka mbetur hatri me Zaevin që tha që shqiptarët nuk vlejnë as 5 para 

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 23:49
Ali Ahmeti

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur në Çim Peka Live edhe për përgjimin që ka publikuar Indeksonline, ku u kap ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili thoshte se shqiptarët nuk vlejnë as 5 para.

Është populli që më çon në opozitë, jo Zoran Zaevi. Më ka mbetur hatri me Zaevin që tha që shqiptarët nuk vlejnë as 5 para. Janë mbi 100 mijë përgjime dhe në asnjë moment nuk gjenden fyerje për bashkëatdhetarët e mi maqedonë.

Jam i zhgënjyer edhe nga partitë maqedone që hynë në panik, kur unë shpalosa idenë. Të isha në vendin e tyre do i përshëndesja për guximin.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat