Londra, tani në Shkup – studio dhe pajisu me diplomë shtetërore britanike

Maqedonia

Londra, tani në Shkup – studio dhe pajisu me diplomë shtetërore britanike

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 15:55
Londra

Mundësi e shkëlqyeshme për studentët e ardhshëm. Më në fund, të rinjtë dhe ambiciozët kanë privilegjin që duke studiuar në Shkup,të jenë pjesë e familjes prestigjioze britanike London Metropolitan University (MET).

London Metropolitan University (MET) është një institucion i njohur arsimor me qendër në Londër. Tradita, cilësia e studimeve, si dhe përsosmëria e mësimdhënies e bëjnë atë të klasit botëror,
një universitet i njohur dhe zgjedhja e çdo studenti të ardhshëm në mbarë botën.

Studentët do të mësojnë dhe fitojnë aftësi nën mentorimin e profesorëve të njohur britanikë, dhe gjatë studimeve të tyre do të kenë mundësinë të jenë pjesë e kompanive me reputacion, ku ata do të perceptojnë proceset që ndodhin në një mjedis të vërtetë pune dhe do të fitojnë përvojë praktike.

MET ndjek trendet botërore dhe u ofron studentëve kushtet më moderne për studim. Ofron mbështetje teknike dhe qasje në bibliotekë online, ku studentët do të gjejnë burime të përshtatshme mësimore: literaturë shkencore, botime, manuale, materiale audio dhe video.

“Me gëzim dhe krenari të veçantë njoftojmë se studentët e ardhshëm tani e tutje edhe përmes studimit në Shkup do të kenë privilegjin të jenë pjesë e universitetit të njohur London Metropolitan University. Jemi të lumtur dhe krenarë që ofrojmë mundësinë për të gjithë individët ambiciozë për të studiuar në standardet e fundit, të ndiejnë frymën e arsimit në Londër dhe të fitojnë njohuri dhe ekspertizë të lartë. Përvoja dhe njohuritë që ata do të fitojnë do t’i bëjnë ata mjaft konkurrues në tregun e punës, dhe grada britanike që ata do të fitojnë nga studimet universitare dhe pasuniversitare në fund të studimeve të tyre, do t’ua lehtësojë rrugën e tyre për ndërtimin e një karriere ëndërr”, tha Wendy Bloisi – përgjegjës për partneritete akademike në MET.

Bëhuni pjesë e tregimit të suksesshëm të MET. Bëhun pjesë e një procesi edukativ, të formuluar në stilin britanik, i cili përveç arsimit klasik, përfshin aktivitete që stimulojnë kureshtjen intelektuale, imagjinatën dhe të menduarit racional. Theksi kryesor është përvetësimi i aftësive praktike, të cilat pas diplomimit do të forcojnë kompetencat tuaja në tregun e punës. Si student universitar dhe i diplomuar në MET ju do të fitoni njohuri dhe ekspertizë të lartë, dhe fundi i studimeve tuaja do të kurorëzohet me një diplomë prestigjioze britanike që vlerësohet shumë në të gjithë botën. Si pjesë e MET, horizontet dhe mundësitë e reja do të hapen para jush që padyshim që do ta bëjnë të ardhmen tuaj më të ndritshme.

Për më shumë informacione, për mënyrën dhe kushtet e studimit, vizitoni faqen e internetit www.skopjemetropolitan.edu.mk, faqen në Facebook ose telefononi 023140004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat