Shkup, nipi e gjen të vdekur gjyshin e tij në shtëpi

Maqedonia

Shkup, nipi e gjen të vdekur gjyshin e tij në shtëpi

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 15:51
Foto Ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, pardje rreth orës 18:30 në SPB Shkup, personi G.R (49) ka denoncuar se në shtëpi në rrugën Bigla në pronësi të gjyshit të tij V.T (74) është gjetur i vdekur i njëjti.

Sipas denoncimit, ai është gjetur i vdekur në dysheme në një nga dhomat.

Nga mjeku i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja ndërsa për ngjajrjen është njoftuar edhe prokurori Publik.

Ai trupin e ka dërguar në Institutin për Mjekësi ligjore për autopsi ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB – Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat