Arbër Ademi infektohet me COVID-19

Maqedonia

Arbër Ademi infektohet me COVID-19

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 15:07
Arber Ademi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, është infektuar me coronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ademi thotë se është testuar mbrëmë, pas disa simptomave të lehta.

“Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpuntorë. Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv! Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokolet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmive në përgjithësi. Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja!”, ka shkruar Ademi.

Ndryshe, mbrëmë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njoftoi se është infektuar me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat