Tre viktima dhe 123 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Tre viktima dhe 123 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 18:58
Maqedonia e Veriut

Janë publikuar rezultatet e reja në Maqedoninë e Veriut për rastet me Covid-19.

Sipas statistikave kanë rezultuar 123 raste të reja koronavirus.

Nga këto tre raste kanë përfunduar me fatalitet.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë kryer 1 312 teste dhe prej tyre 123 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet janë të shpërndara në qytetet e mëposhtme:

-Shkup 54

-Kumanovë pesë

-Dibër katër

-Shtip 18

-Prilep një

-Tetovë pesë

-Strugë gjashtë

-Manastir dy

-Ohër tre

-Gostivar 16

-Kërçovë një

-Demir Hisar një

-Shën Nikollë dy

-Kërçovë katër

-Resnjë një

Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë me COVID-19, bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi, një nga Dibra dhe një nga Strumica.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat