Nikollovska: Nuk dihet nëse Ahmeti në Hagë është thirrur si dëshmitar

Maqedonia

Nikollovska: Nuk dihet nëse Ahmeti në Hagë është thirrur si dëshmitar

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 19:55
Margarita Caca Nikollovska

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska, në deklaratë për TV 24 duke komentuar ftesën e Ali Ahmetit nga Tribunali i Hagës, thotë se praktika e gjykatave ndërkombëtare thotë se këto gjykata nuk tregojnë se në çfarë cilësie e thërrasin palën.

Ajo nuk përjashton mundësinë që në ftesën e Ahemtit të theksohet se në cilën cilësi është i ftuar, por sipas saj, kjo praktikë nuk ekziston.

“Mund që në ftesën e tij të theksohet nëse është i ftuar si dëshmitar, megjithatë në ueb-faqen zyrtare të Tribunalit të Hagës nuk ka të dhëna se në çfarë cilësie është i thirrur”, tha Nikollovska.

Ndryshe, kryetari i BDI dhe ish-lideri i UÇK-së, Ali Ahmeti gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se është i ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat