Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:10
Ilustrim

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me diell, ndërsa në disa vende pritet të ketë reshje të shiut me erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri 24 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 30 deri 38 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare me erë të përforcuar në drejtim verior. Do të ketë kushte për reshje të shiut ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 34 gradë celsius.

Nga dita e nesërme deri të martën moti do të jetë me diell, ndërsa temperaturat ditore do të jenë më të vogla për 5-6 gradë celsius në krahasim me të sotshmet. Destabilizim i motit me reshje të shiut pritet të ketë gjatë ditës së mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat