Nëpër rrjetet sociale qarkullon një njoftim për protesta në Tetovë për rritjen e çmimit të rrymës që duhet të mbahet ditën e enjte ku edhe do të shpalosen edhe kërkesat.
“Për të shprehur revoltën ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve të lidhura me energjetikën, ditën e Enjte, me datë 6 Gusht 2020, në ora 19.00 organizohet PROTESTË në sheshin Iliria në Tetovë. Gjatë ditëve në vazhdim do ju informojmë më hollësisht me kërkesat.
– Këshilli nismëtar” (sic) shkruhet në njoftim.
Ndryshe, ditën e premte (31 korrik) Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni (KRRE) njoftoi se do të rritet çmimi për energji elektrike për 7.4% pas kërkesës së ELEM dhe MEPSO, me arsyetim se gjatë kohës së pandemisë kanë pasur humbje të mëdha.