Deponia Rusino, takohen krerët e Pollogut

Maqedonia

Deponia Rusino, takohen krerët e Pollogut

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:56
Foto Ilustrim

Krerët e nëntë komunave të Pollogut janë takuar për për të gjetur zgjidhje pas shpërthimit të protestave kundër deponisë Rusino në Gostivar. Institucionet lokale kërkuan angazhimin serioz të Qeverisë në zgjidhjen e problemit, si dhe mbylljen e saj dhe zhvendosjen në një lokacion tjetër. Në takim ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Ekologjisë, investitorët zviceran dhe sektori civil.

Deri tek inicimi i takimit të përbashkët, erdhi si pasojë e bllokimit të rrugës për në Rusino nga ana e protestuesve, dhe mos lejimi i asnjë komune tjetër, përveç Gostivarit, të hedh mbeturina në këtë lokacion.

“Qëndrimi jonë ngelet i njëjtë, sepse Gostivari po mbytet nga Rusinoja, qëndrimi jonë është se ajo patjetër të mbyllet dhe të gjendet deponi e re me standardet e duhura- deklaroi Maja Spasovska, Stop Rusinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat