Ohër, hotelet dhe apartamentet private përplot me turistë vendas

Maqedonia

Ohër, hotelet dhe apartamentet private përplot me turistë vendas

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 15:34
Ohri

Edhe pse nuk pritej, pandemia nuk ka penguar që sezoni turistik në Ohër dhe Strugë të vazhdoj edhe në ditën e fundit të gushit. Plazhet përgjatë Liqenit të Ohrit ishin përplot sikur edhe hotelet e apartamenteve private, sidomos këtë fundjavë ku nuk kishte vende të lira. Mijëra vizitorë nga vendi kanë vërshuar Ohrin dhe Strugën sikur edhe gjatë gjithë muajit gusht. Arsyeja për këtë është moti akoma i nxehtë, por edhe shtyrja e fillimit të vitit shkollor.

“Njerëzit nuk kanë ku tjetër të shkojnë kështu që vijnë në plazhet tona. Çdo vit vijmë dhe qëndrojmë një kohë më të gjatë”.

“Ne jemi nga Kumanova. Tre ditë jemi këtu. Është shumë bukur sikur me çmimet ashtu edhe me akomodimin. Kufijtë janë të mbyllur dhe ja jemi këtu. Viti shkollor do të fillojë në tetor, kështu që është mirë”.

Të kënaqur janë edhe ata që fitojnë nga turizmi.

Ne kishim shumë njerëz nga Shkupi, nga Maqedonia lindore dhe shumë prej tyre ishin për herë të parë këtu dhe ishin shumë të kënaqur. Mendoj se do të ketë vizitorë deri në fund të shtatorit, nëse moti është i mirë – deklaroi Bojan Blazheski, pronar i varkave me pedale.

Masat për mbajtjen e distancës në pjesën më të madhe të plazheve respektohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat