Maqedoni, publikohet shpallja për ndarje të bursave për fëmijë me aftësi të kufizuara

Maqedonia

Maqedoni, publikohet shpallja për ndarje të bursave për fëmijë me aftësi të kufizuara

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:49
Foto Ilustrim

Është publikuar shpallja për ndarjen e bursave për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët do të regjistrohen në
klasën e parë në vitin shkollor 2020/2021 ose do të vazhdojnë arsimin në klasën e dytë, si pjesë e projekti “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i INkluduar” të cilin e realizon Fondacioni për nisma arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi”
së bashku me partnerët e saj Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë përfshirëse “Inkluziva” dhe Shoqatës për shërbime për personat me aftësi të kufizuara “Handimak”.

Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për zhvillimin e arsimit, ndërsa mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

“Ky projekt synon të sigurojë përfshirjen e plotë dhe të barabartë të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat fillore të rregullta të cilët rriten në mjedise të sigurta të hapura dhe të aksesueshme për të gjithë fëmijët dhe të përkushtuar për të ofruar arsim cilësor për fëmijët me nevoja të ndryshme arsimore”, kumtoi Fondacioni për nisma arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi”.

Fondacioni deklaroi se qëllimi i bursave është të sigurojë mbështetje për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kapërcimin e shpenzimeve që lidhen me arsimin e tyre, pajisje shkollore, pajisje të specializuara, aktivitete
jashtëshkollore, asistentë/asistentë të arsimit, shpenzimet e terapisë, shpenzimet e transportit ose nevoja të tjera specifike të ngjashme, ndërsa në të njëjtën kohë për të mbështetur vendimin për regjistrim proaktiv dhe të përforcuar të nxënësve me aftësi të kufizuara në shkolla të rregullta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat