Carovska dhe Zaev ndoqën mësim online në informatikë, shfaqën se si do të duket mësimi nga shtëpia

Maqedonia

Carovska dhe Zaev ndoqën mësim online në informatikë, shfaqën se si do të duket mësimi nga shtëpia

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:30
Foto Ilustrim

Me një orë në lëndën e informatikës u prezantua platforma e parë për mësimi online në këtë vit arsimor.

Kryeministri Zaev tha se platforma shtetërore për mësim online punon në pesë gjuhë edhe atë në gjuhën maqedonas, shqipe si dhe në gjuhën turke, boshnjake dhe serbe.

“I vërtetuan angazhimet e kësaj qeverie që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj bashkëjetesës dhe dallimeve në shoqërinë tonë”, tha Zaev duke theksuar se e ardhmja është në digjitalizim.

Ministrja Carovska beson se ky mjet do të mund të përdoret për procesin arsimor edhe pas përfundimit të pandemisë.

“Në mënyrë të plotë i kuptoj ata që janë të shqetësuar se si do të kalojë ky vit arsimor. Vet jam prind dhe këtë e ndjej”, tha Carovska.

Sipas saj platforma është praktike dhe e lehtë për t’u përdorur nga ana e nxënësve dhe arsimtarëve dhe se ka 1.600 mësues në shkolla të cilët trajnohen dhe ata do t’i trajnojnë mësuesit tjerë në shkolla.

“Platforma përafron arsimin në kanalet që ata i përdorin shpesh. Nxënësi përmes kompjuterit apo telefonit do ta mund ta sheh klasën dhe mësuesin”, tha Carovska.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat