Policia dënon kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, kjo është arsyeja

Maqedonia

Policia dënon kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, kjo është arsyeja

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:35
Zoran Zaev

MPB ka dënuar kryeministrin Zoran Zaev për mos mbajtje të helmetës.

Po ashtu janë dënuar edhe zv/kryeministri për korrupsion Lupço Nikollovski dhe mininistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Centar.mk i ka publikuar faturat e dënimeve. Ata duhet të paguajnë nga 50 euro në kundërvlerë denari, për shkelje të rregullave në trafik.

Në rrjetin social twiter këtë javë u publikua video në të cilën shihet si kryeministri Zaev nuk bart helmetë përderisa drejton motoçikletën. Kjo shkaktoi reagime të shumta në opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat