Spitali modular sot me 23 pacientë

Maqedonia

Spitali modular sot me 23 pacientë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:11
Foto Ilustrim

Në ditën e dytë të vënies në funksion të spitalit modular janë shtruar 23 pacientë të sjellë nga i gjithë vendi. Meqë kapaciteti i Klinikës Infektive është i mbushur që dje me 108 pacientë, prej të cilëve 88 në oksigjeno terapi, barakat në oborrin e tij që dje kanë hapur dyert ku kanë në dispozicion 70 shtretër, secili me të gjitha pajisjet për kurim nga virusi korona, thonë autoritetet spitalore.

“Hapësirat shtesë në oborrin e Klinikës Infektive tani më po fillojnë të mbushen, pacientëve të djeshëm iu janë shtuar edhe disa të tjerë sot, të cilët kanë nevojë për kurim spitalor por kanë simptoma më të lehta të CoVid-19.”

Nga drejtoria e Klinikës tha se është mobilizuar edhe personeli mjekësor me gjithë specialistë dhe infermierë, të cilëve në ndihmë u erdhën internistë, duke funksionuar si një klinikë më vete. Edhe disa vende të lira ka në repartet infektive të Ohrit, Prilepit, Tetovës, Strugës dhe Gostivarit. Ndërsa, në limitet e tyre janë edhe disa reparte infektive të qyteteve të tjera, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë:

Reparti Infektiv në Shtip:                               kapaciteti 38 shtretër               –      të hospitalizuar 54 pacientë

Reparti Infektiv në Strumicë:                        kapaciteti 38 shtretër               –      të hospitalizuar 49 pacientë

Reparti Infektiv në Veles:                              kapaciteti 35 shtretër              –       të hospitalizuar 35 pacientë

Reparti Infektiv në Manastir:                       kapaciteti 45 shtretër                  –   të hospitalizuar 43 pacientë

Reparti Infektiv Kumanovë:                         kapaciteti 28 shtretër                  –   të hospitalizuar 28 pacientë

Mbushja e kapaciteteve spitalore ka ndezur alarmin e tërë sistemit shëndetësor, prej çka edhe varen masat e reja restriktive. Këtë e pati paralajmëruar edhe Ministri Venko Filipçe që nëse stërmbushen repartet nga pacientë me virusin korona, do të pasoj ora policore dhe karantina e disa zonave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat