S’ka vendim për mjeken që mbylli dermatologjinë

Maqedonia

S’ka vendim për mjeken që mbylli dermatologjinë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:58
Nina Caca Biljanovska

Pas gati tetë muajsh, nuk ka asnjë vendim gjykate, nëse ish drejtoresha e dermatologjisë, Nina Caca Biljanovska nuk veproi qëllimisht sipas rekomandimeve dhe eventualisht kontribuoi në përhapjen e virusit korona.

Ajo u dënua fillimisht dhe duhej të paguante 10,000 euro, sepse në vend që të izolohej, pasi u kthye nga skijimi në Itali më 29 shkurt, ajo shkoi në punë dhe mbylli tërë klinikën e dermatologjisë.

Biljanoska ankimoi  vendimin, por deri më tani seancat janë shtyrë pasi nuk ka mundur t’i mbledh provat e nevojshme. Gjykata tani do t’i kërkojë ato me detyrë zyrtare nga Instituti i dermatologjisë. Prokuroria e ndjek mjeken në bazë të Nenit 205 të Kodit Penal- transmetimi i sëmundjes ngjitëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat