Mbi 85 përqind e të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoni kanë qenë me sëmundje tjera

Maqedonia

Mbi 85 përqind e të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoni kanë qenë me sëmundje tjera

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

“Mbi 85 përqind e atyre që vdesin me coronavirus, janë pacientë që kanë edhe sëmundje tjera, gjegjësisht me një formë të rëndë të një sëmundje tjetër kronike nga e cila janë trajtuar për një kohë vërtet të gjatë”.

Këtë sot në konferencë për shtyp e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me numrin e lartë të vdekjeve nga coronavirusi në Maqedoni. Ai deklaroi se një përqindje serioze e pacientëve shkojnë me vonesë në spital.

“Analiza u përfundua, disa nga të dhënat u komunikuan nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, një përqindje e madhe e pacientëve janë me sëmundje shoqëruese, që do të thotë formë të rëndë të një sëmundje tjetër kronike, nga e cila ata janë trajtuar për një kohë vërtet të gjatë. Një përqindje serioze e pacientëve që vijnë në spital vonë me një manifestim shumë të rëndë të sëmundjes është një trend që na ka ndjekur që nga fillimi”, tha Filipçe.

Ai shtoi se që nga fillimi ka pasur një numër të caktuar të pacientëve që kanë ardhur në spital vonë, por tani numri përgjithësisht është rritur dhe siç shtoi ai, është e vështirë të thuhet se cila është arsyeja për këtë.

Filipçe deklaroi se ka pacientë që kanë vdekur nga një sëmundje tjetër serioze kronike, por megjithatë kanë qenë të sëmurë edhe me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat