Filipçe: Pacientët me COVID do të mjekohen edhe në klinikat e dermatologjisë dhe neurologjisë

Maqedonia

Filipçe: Pacientët me COVID do të mjekohen edhe në klinikat e dermatologjisë dhe neurologjisë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:11
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar në kabinetin e Presidentit, Stevo Pendarovski, siguroi se sipas planit të tyre të riorganizimit, ka ambiente spitalore, si dhe personel mjekësor që është plotësisht i përgatitur për të punuar në departamentet interne ku shtrihen pacientët me Covid-19.

“E gjithë Qendra Klinike është në një situatë të mobilizimit të madh. Këtë mëngjes pata një takim me drejtorët e të gjitha klinikave interne dhe listën e mjekëve dhe infermierëve përfshin të gjithë punonjësit në klinika dhe nëse është e nevojshme ata do të punojnë në mjedise shtesë.

Spitali modular është pothuajse plotësisht i mbushur, Instituti për Sëmundjet e Mushkërive dhe shtretërit shtesë spitalorë brenda disa klinikave interne janë në dispozicion në klinikat e dermatologjisë dhe neurologjisë që kanë mundësi të furnizimit qendror me oksigjen. Brenda spitaleve të tjera, në departamentet interne janë liruar kudo dhe stafi është mobilizuar plotësisht. Departamentet shtesë janë tashmë gati në spitalin 8 Shtatori”, tha Ministri Filipçe.

Ai tha se qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse ka vende të mjaftueshme të lira dhe staf profesional dhe se askush nuk do të ngel pa mbrojtje shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat