Pendarovski: Nuk kemi diskutuar të shpallim gjendje të jashtëzakonshme

Maqedonia

Pendarovski: Nuk kemi diskutuar të shpallim gjendje të jashtëzakonshme

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:08
Presidenti Pendarovski

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, tha se me riorganizimin e bërë do ka shtretër të mjaftueshëm dhe kuadri është rregulluar që asnjë pacient të mos mbetet pa trajtimin e duhur.

Ai bëri apel tek qytetarët që të respektohen masat edhe ato të rejat të cilat kaluan në Kuvend gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me mbylljen e kufijve, ai tha se ata i analizojnë gjendjen epidemiologjike dhe se për momentin nuk ka transmision të madh të virusit si pasoj e hyrjeve në shtet.

“Problemi jo vetëm tek ne por edhe tek të gjithë shtetet është transmisioni lokal i virusit. Masat janë të dizajnuar që të ndalohet transmisioni lokal”, ka thënë Filipçe.

Presidenti Pendarovski tha se në takim nuk është hapur çështja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Mendoj se vendi më i mirë për të diskutuar atë temë është në Kuvend”, tha Pendaorvski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat