COVID-19, rastet e reja ditëve të fundit janë rritur me 25.5%

Maqedonia

COVID-19, rastet e reja ditëve të fundit janë rritur me 25.5%

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Që nga fillimi i pandemisë, 1527 pjesëtarë të personelit mjekësorë edhe vet janë infektuar nga ky virus. Sipas informacioneve të siguruara nga Alsat, shpërndarja gjeografike e personelit mjekësor të infektuar që nga fillimi i pandemisë, është regjistruar në 34 qytete në vend. Numër më i lartë regjistrohet në 7 qytete, ndërsa në 27 të tjerat regjistrojnë numër një shifrorë.

Personeli mjekësorë me COVID-19

Gjithsej Të shëruar Raste Aktive

Shkup 720 623 94

Kumanovë 21 162 184

Shtip 21 40 62

Strumicë 19 33 52

Tetovë 17 53 73

Manastir 11 40 51

Gostivar 10 66 76

1268 nga numri i përgjithshëm i të infektuarve janë shëruar, ndërsa 12 pjesëtarë të bluzave të bardha nga 8 qytete pasi dhanë kontributin e tyre duke qëndruar në vijën e parë të frontit në betejën me këtë virus, nuk arritën t’i mbijetojnë të njëjtit. 247 janë raste aktive. Shifrat e siguruara nga Alsat janë disa herë më të larta se ato që na dërgoi Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilave figuron se deri tani janë infektuar 527 pjesëtarë të bluzave të bardha. Ndërsa raste aktive, sipas këtij dikasteri, janë 297.

Personeli mjekësorë përveç se rrezikon jetën çdo ditë duke punuar drejtpërdrejtë me të infektuarit, ka raste kur është i rrezikuar edhe nga të afërm të pacientëve të cilët i sulmojnë ata verbalisht apo edhe fizikisht.

Sfida për bluzat e bardha bëhet edhe më e madhe me rritjen e numrit të të infektuarve. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik për gjendjen me virusin korona në vendin tonë gjatë javës së parë të nëntorit, përqindja e të infektuarve gjatë këtij harku kohorë është rritur për 25.5% në krahasim me javën paraprake. Nga rreth 20 mijë të testuar, 37 % kanë rezultuar pozitivë. Meshkujt vazhdojnë të jenë më të rrezikuar nga COVID-19, përkatësisht 51.6%. Ndërsa të infektuar janë regjistruar nga të gjitha grup moshat. Shqetësues mbetet numri i lartë i viktimave, që gjatë javës së parë të nëntorit është rritur për 41.1% në krahasim me javën paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat