Këshilli Gjyqësor kontrolloi lëndët që janë vjetruar ose janë para vjetrimit

Maqedonia

Këshilli Gjyqësor kontrolloi lëndët që janë vjetruar ose janë para vjetrimit

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:14
Foto Ilustrim

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor përfunduan vizitat e tyre në gjykatat e vendit. Përmes takimeve dhe qasjes direkte këshilli mblodhi informacione për atë se pse disa lëndë gjyqësore janë të vjetruara ose janë para vjetrimit. Gjithashtu janë grumbulluar informata edhe për lëndë të pazgjidhura që me vite enden nëpër labirintet e gjykatave.
 

Ato vizita përfunduan dhe nga seanca e sotme më tej ne fillojmë me analizën e situatës në gjykata, si për lëndët e vjetruara, ashtu edhe lëndët e vjetra të pazgjidhura – deklaroi Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Megjithëse Këshilli Gjyqësor priste që më shumë lëndë të vjetruara të ketë për veprën “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, megjithatë lëndë të tilla thuajse nuk ka, siguron Zdravev. Në mënyrë plotësuese duhet të analizojnë pse lëndë të caktuara janë vjetruar dhe nëse ka kushte për shkarkimin e gjyqtarëve që kanë stërzgjatur procedurën në mënyrë që disa raste ose të vjetrohen ose të gjenden para vjetrimit.

Nëse ka arsye subjektive, sigurisht që do të sjellë përgjegjësi për disa gjykatës. Nëse ka arsye objektive, do të nevojitet angazhimi maksimal nga kryetarët e gjykatave dhe ne si Këshill Gjyqësor për t’i kapërcyer ato arsye objektive në mënyrë që gjykatat të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre – u shpreh Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Para më shumë se një muaj, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, së bashku me tre kolegë të tjerë vizituan Gjykatën Supreme. Ai atëherë kishte deklaruar se analizimi i lëndëve në Gjykatën Supreme nuk kishte të bënte me “freskimin” e paralajmëruar nga Ministri i Drejtësisë, Bojan Maricic. Përndryshe, ushtruesi i detyrës kryetarë i Gjykatës Supreme, Faik Arslani, informoi se pasi kishte marrë drejtimin e gjykatës, ai kishte gjetur dhjetëra lëndë të mbajtura në sirtar – rast për të cilin para shtatë muajve prokuroria hapi hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat