Përfundon pa rezultate takimi i 11-të i Komisionit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Maqedonia

Përfundon pa rezultate takimi i 11-të i Komisionit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:39
Dragi Gjorgiev dhe Angell Dimitrov

Përfundoi pa rezultate takimi i 11-të dyditor i Komisionit të përzier maqedonas-bullgar për çështjet historike dhe arsimore, njoftuan në konferencën e sotme online për media bashkëkryetarët e Komisionit, ai maqedonas Dragi Gjorgiev dhe ai bullgar Angell Dimitrov.

“Fatkeqësisht, duhet të konstatojmë se takimi i 11-të është zero, nuk është bërë asnjë hap i vetëm në miniaturë. Sinjalet që kemi pasur tashmë fatkeqësisht takimi i sotëm i konfirmoi, ndërsa një prej tyre lidhet në shikim të parë me një moment teknik, por në thelb politik. Ky është refuzimi i kolegëve tanë për të nënshkruar procesverbalin pas takimit të 7-të. Ata u përpoqën kudo të vendosnin maqedonase. Por duke bllokuar nënshkrimin e procesverbalit, puna jonë vihet në pikëpyetje sepse pa një dokument për atë se cilat diskutime janë duke u zhvilluar, çfarë vendimesh janë marrë, gjërat duken të pasigurta dhe tregojnë mungesën e dëshirës për të punuar më intensivisht dhe me më shumë rezultate. Për fat të keq, vëzhgimet tona tregojnë se ky pozicion i ri i kolegëve tanë është pjesë e një marrëdhënie politike, e një bindjeje për të diskredituar Bullgarinë dhe pozicionet e shtetit që filluan vitin e kaluar”, tha Dimitrovi.

Sipas tij, në lidhje me thelbin e punës së tyre, në Maqedoni flitet se Komisioni ka zgjidhur tre periudha dhe përmendet përveç historisë së vjetër, mesjeta dhe madje periudha e hershme e sundimit osman në Ballkan, por shprehet ai, ne jemi shumë larg lidhur me librat shkollorë që i marrin nxënësit në klasën e 7-të për mesjetën.

“Vërejtjet tona përmbanin rreth 14 pika, ne jemi në pikën e 4-të. Ajo është e lidhur me Mbretin Samoil dhe përfundoi pa rezultat dhe tregon një devijim nga teksti tashmë i përgatitur bashkërisht për të dy qeveritë për të nderuar së bashku një figurë të tillë historike. Do të doja shumë vitin e ardhshëm nëse do të punojmë plotësisht me të vërtetë ta bëjmë atë që pritet prej nesh për shkak të Marrëveshjes së nënshkruar të miqësisë”, tha Dimitrovi.

Dragi Gjorgievi tha se takimi kaloi në një atmosferë akademike me një diskutim të frytshëm dhe të shumanshëm që, siç tha ai, për fat të keq, nuk solli ndonjë rezultat.

“Në atë drejtim, unë mund të pajtohem me Dimitrovin se nuk ka rezultate nga takimi, por ndonjëherë mungesa e rezultateve gjithashtu tregon diçka”, tha Gjorgievi.

Ai konfirmoi se një pjesë e mirë e takimit iu kushtua dy procesverbaleve nga takimi i 9-të dhe i 10-të, ndërsa problem kryesor ka qenë përdorimi i mbiemrit maqedonas, që ndërlidhet me interpretimin e ndryshëm të Marrëveshjes së Prespës nga kolegët bullgarë.

“Kjo është përfshirë në Komision pas takimit të 6-të, pala jonë nuk ishte e informuar për këtë, por kolegët bullgarë filluan të praktikojnë atë mënyrë të përpilimit të procesverbale pa e ndarë me këtë rast me ne dhe të informohet edhe Ministria jonë dhe ndoshta konsultimet me Ministrinë do të kontribuonin në tejkalimin e problemit. Tani për tani, mbetet problemi me mbiemrin maqedonas. Për këtë është duke u diskutuar edhe në një nivel më të lartë dhe shpresoj se do të gjendet një zgjidhje”, tha Gjorgievi.

Lidhur me punën e Komisionit për prezantimin e Mbretit Samoil dhe Shtetit të Samoilit në librat shkollorë të historisë për klasën e 7-të, nuk është arritur pajtueshmëri, ndërsa problemi kryesor, sipas tij, qëndron në atë se shmanget futja e një perspektive të shumanshme në librat shkollorë të historisë.

“Ideja për të imponuar vetëm një pikëpamje të atij shteti në fakt rezultoi në mosarritjen e rezultateve. U shkëmbyen disa variante dhe propozime për këtë pjesë të historisë sonë, por doli që kemi pikëpamje absolutisht të kundërta se si duhet t’u shkruhen rekomandimet qeverive tona dhe si do të duhej të duken librat shkollorë në të ardhmen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Bullgarisë. Këtu flasim pothuajse në gjuhë të ndryshme, dhe këmbëngulja për të imponuar një pikëpamje mbi një ngjarje të caktuar dhe u ndeshën në çështjen e Car Samoilit dhe për shkak të kësaj nuk u arrit kurrfarë pajtueshmërie”, shprehet Gjorgievi.

Lidhur me Goce Dellçevin, në takimin është biseduar shumë pak dhe nuk ka pasur kurrfarë lëvizje në raport me debatin për kremtimin e përbashkët të figurës dhe veprës së tij.

Për mbiemrin maqedonas, Dimitrovi u përgjigj se nuk bëhet fjalë fare për pikëpamje bullgare të Marrëveshjes së Prespës, por, shprehet ai, bëhet fjalë për zëvendësim të një teze, gjegjësisht insistohet se në punën e Komisionit dikush e vë në dyshim identitetin dhe gjuhën e qytetarëve të RMV-së.

“Kjo nuk është e vërtetë. Nëse ka ndonjë vërejtje, ato janë të lidhura me rrugën drejt formimit të kombit dhe identitetit dhe atë histori që ka një gjuhë moderne, këto janë dy cilësi të gjërave të ndryshme dhe nuk ka nevojë për spekulime me emocione të njerëzve”, tha Dimitrovi.

Të dy bashkëkryetarët konfirmuan se kanë mënyra të ndryshme të pikëpamjeve për interpretimin e së kaluarës në Mesjetë, si dhe për Car Samoilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat