Maqedoni e Veriut: 25 viktima dhe 865 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

Maqedoni e Veriut: 25 viktima dhe 865 raste të reja me COVID-19

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 889 testime të bëra 865 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu kanë humbur betejën me këtë virus 25 pacientë.

Ndërsa 641 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup 330 raste të reja, Prilep 47, Tetovë dhe Manastir 42, Kavadar 38, Ohër 36, Veles 35, Gjevgjeli 33 dhe në qytetet tjera nën 20 e më pakë të prekur.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Maqedoni ka arritur në 75 mijë e 597 prej të cilëve 51 mijë 493 janë shëruar, 21 mijë e 910 janë arste aktive dhe 21 mijë e 910 pacientë kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat