LSDM: Opozita vazhdon me sjellje destruktive në kohë të pandemisë

Maqedonia

LSDM: Opozita vazhdon me sjellje destruktive në kohë të pandemisë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 10:04
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka vazhduar ma akuzat ndaj opozitës maqedonase për sjellje destruktive në lidhje me sistemin shëndetësor.

Nga LSDM thonë se në kohën kur gjendja me pandeminë është shqetësuese, OBRM-PDUKM-ja zhvillon fushatë të zezë për ta rënduar shëndetësinë dhe sipas tyre, me lajme të rrejshme krijon frikë dhe panik tek qytetarët.

“Gënjeshtër është se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk punojnë për sigurimin e vaksinave kundër coronavirusit. E vërteta është se është bërë pagesa për 833 mijë doza për rreth 400 mijë qytetarë, në kuadër të mekanizmit Kovaks. Gjithashtu bisedohet për blerje të drejtpërdrejtë nga kompanitë që e kanë prodhuar vaksinën”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se që nga fillimi i pandemisë nga opozita dhe Mickoski kanë parë vetëm sjellje destruktive, kërkesa për dorëheqje, pengesa dhe kritika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat