Qeveria e Maqedonsië: Reforma në arsim po sjellet në proces të hapur dhe publik

Maqedonia

Qeveria e Maqedonsië: Reforma në arsim po sjellet në proces të hapur dhe publik

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:01
Qeveria e Maqedonisë

Edhe Qeveria edhe MASH mbajnë qëndrimin se reforma po sjellet në proces të hapur, publik të argumentuar dhe kritik, për shkak se baza e kësaj reforme është pikërisht mendimi kritik, kuptimi dhe pranimi i zgjidhjeve të ndryshme.

Ky është konkludimi pas prezantimit të reformës arsimore pranë Qeverisë së Zoran Zaev dhe para anëtarët e kabinetit të kryeministrit që e përgatitën ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe Grupi i Punës për reforma në arsimin fillor.

Kryeministri Zaev, njoftojnë nga Qeveria, në takim theksoi se Qeveria, MASH si dhe Grupi i Punës mbajnë qëndrimin për t’i inkurajuar palët e interesuara të përfshihen në debat publik, të kontribuojnë me propozimet e tyre, sugjerimet, komentet dhe kritikat përmes pjesëmarrjes aktive në debatet publik të MASH, si dhe me dërgimin e propozimeve në letër në MASH dhe në Byronë për Zhvilimin e Arsimit.

Ai mbështeti reformën arsimore duke thënë se është e nevojshme nevoja për një arsim cilësor bashkëkohor si parakusht për përparim ekonomik i bazuar në vlera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat