OBRM-PDUKM: Qeveria e Zaevit nuk ka zbatuar mbi 80 përqind të rekomandimeve të GREKO-s

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria e Zaevit nuk ka zbatuar mbi 80 përqind të rekomandimeve të GREKO-s

Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:39
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se nga 19 nga 23 rekomandimet e GREKO në raportin e vitit 2019, të cilat duhej të zbatoheshin në vitin 2020, nuk janë zbatuar nga Qeveria.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Qeveria e Zaevit nuk ka mundësuar punë pa pengesa të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

“Një nga problemet më të mëdha është roli i dyfishtë i Nikollovskit, i cili duhet të jetë edhe anti-korrupsionit edhe politikan me pozitë të lartë. Nikollovski dhe praktikisht konflikti i interesave. Funksioni i tij ka fuqi, në vend që të shërbejë për luftën ndaj korrupsionit”.

“Sipas GREKO zbatimi i Kodit për sjellje është në duar të zv.kryeministrit që ka kompetenca të hetojë dhe dënojë shkeljet dhe korrupsionin. Kjo është e papranueshme dhe nuk përputhet me praktikat e GREKO-s”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat