Mickoski në takim me ambasadoren Galloway: Maqedonia po fundoset në çdo fushë

Maqedonia

Mickoski në takim me ambasadoren Galloway: Maqedonia po fundoset në çdo fushë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 20:50
Mickoski

“Maqedonia po fundoset në çdo fushë, dhe niveli i madh i korrupsionit në vend shkel të gjitha standardet ndërkombëtare”.

Këtë e tha kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Rachel Galloway .

Nga OBRM-PDUKM njoftojnë se zhvillimet aktuale u diskutuan në takim, dhe Mickoski theksoi se është e vështirë të jetosh në Maqedoni, ndërsa premtimet për zhvillimin e ekonomisë së qeverisë rezultuan në një fund ekonomik për qytetarët.

“Kryetari Mickoski i përcolli ambasadores arsyet e shqetësimit në rritje të OBRM-PDUKM rreth mënyrës se si qeveria dhe institucionet merren me nivelin e lartë të korrupsionit në vend, i cili shkel të gjitha standardet ndërkombëtare, siç janë skandalet në lidhje me lëshimin e pasaportave për kartelet kriminale, si dhe zhytja në aktivitetet kriminale të zyrtarëve të caktuar qeveritarë dhe numri i pamjaftueshëm i reformave thelbësore”.

“Mickoski gjithashtu theksoi se mungesa e investimeve të mjaftueshme, si dhe realizimi me të vërtetë katastrofik i shpenzimeve kapitale, por edhe huazimi ekstrem, i cili arriti mbi 60 përqind të PBB-së, nuk u lejon qytetarëve të Maqedonisë një të ardhme të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat