Transplantimi i katërt i zemrës, Filipçe thotë se po rritet vetëdija për dhurim të organeve

Maqedonia

Transplantimi i katërt i zemrës, Filipçe thotë se po rritet vetëdija për dhurim të organeve

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 20:00
Transplantimi i katërt i zemrës, Filipçe thotë se po rritet vetëdija për dhurim të organeve

Ekipet mjekësore prej 100 mjekë, infermierë dhe personel ndihmës në Spitalin Shtetëror të Kardiologjisë kanë arritur për herë të katërt të realizojnë me sukses transplantimin e zemrës.

Zemra e një pacienteje 44-vjeçare, familja e së cilës dhuroi organet, filloi të rrah përsëri tek një pacient që vuante nga sëmundja e rëndë kardiovaskulare për disa vjet. Pacienti i operuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po rritet vetëdija për rëndësinë e dhurimit të organeve. Çdo rast i radhës është më i lehtë. Është e dukshme se anëtarët e familjes e kanë të qartë se çfarë po bëjnë, prandaj edhe vendosin për dhurimin e organeve atëherë kur pacientët nuk mundet më të shpëtohen. Falë këtij akti të dhurimit dhe pajtueshmërisë mbrëmë u përfundua transplantimi i zemrës”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ky është transplantimi i katërt i zemrës në vend që nga maji i kaluar.

Sipas njoftimit nga ministri, Venko Filipçe, tre pacientë janë përgatitur mbrëmë për transplantim të organeve.

Përveç zemrës, nga donatorë dy pacientë të moshës 30 dhe 23-vjeçare, do të marrin veshkat për të shpëtuar nga dializa. Ndërsa do të shfrytëzohen edhe inde të eshtrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat