Mexhiti: Çairi zemra e BDI-së

Maqedonia

Mexhiti: Çairi zemra e BDI-së

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 14:54
Izet Mexhiti

Nënkryetari i BDI-së dhe ish kryetari i Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet siociale ka falenderuar qytetarët ër vetëdijen e lartë të treguar në shfrytëzimin e të drejtës së votës ditën e djeshme, dëshmuan qytetari dhe mundësuan rrumbullakësim të një procesi zgjedhorë fer dhe demokratik edhe përtej problemeve teknike që u paraqitën.

‘Ju jam mirënjohës dhe falenderues pafund.Mbështetja juaj na jep forcën dhe kurajon për të vijuar edhe më fuqishëm dhe edhe më bindshëm për të dhënë edhe goditjen e fundit për mandatin e ri për Çairin me në krye Visar Ganiun’shkruan MexhitiAdvertisements.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Çairit,Faleminderit për vetëdijen e lartë të treguar në shfrytëzimin e të drejtës së votës, edhe njëherë dëshmuat për qytetari dhe mundësuat rrumbullaksim të një procesi zgjedhorë fer dhe demokratik edhe përtej problemeve teknike që u paraqitën.

Të dashur qytetarë, aktivistë, strukturë e Bashkimit Demokratik për Integrim-Dega Çair,Faleminderit nga zemra, për kontributin dhe besimin e dhënë. Ju jam mirënjohës dhe falenderues pafund.Mbështetja juaj na jep forcën dhe kurajon për të vijuar edhe më fuqishëm dhe edhe më bindshëm për të dhënë edhe goditjen e fundit për mandatin e ri për Çairin me në krye Visar Ganiun.Faleminderit dhe faqebardhë do të takohemi në fitore ABSOLUTE !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat