Sherifi: Opozita ra në kurthin e Zaev!

Maqedonia

Sherifi: Opozita ra në kurthin e Zaev!

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:52
Idaver Sherifi

Mbrëmjen e sotme, pedagogu Idaver Sherifi  ka folur rreth situatës politike të krijuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalës së tij, Sherifi deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev solli një oreks të opozitës për të lëvizur gurët në mënyrë që të fitojë pushtetin duke shtuar se opozita tashmë është në kurth të Zoran Zaev.

"Dorëheqja  Zaev hapi oreksin opozitës. Dhe kjo bëri që të lëvizin gurët, nga VRMO duke tentuar të bëjë një shumicë të re. Dukej shumë shpresëdhënëse por  tashmë duket se ka pikëpyetje deh për vazhdimësi e saj. Opozita ka rënë në një far kurthi të Zaev.” tha Sherifi.

Kam përshtypjen që situata aktuale në Maqedoni me shumicën e re opozitarë nuk premton gjë. Edhe nëse qeveria nuk bie do jetë probleme i madh për opozitën. Por edhe nëse arrin do i shërbejë më shumë Bashkimit Demokratik për Integrim se opozitës. Që për një kohë të shkurtër do jetë pjesë e qeverisë por do pasojë BDI-m për të gjitha ato gabime që mund të ketë bërë për një kohë të caktuar.

Në zgjedhje t e ardhshme BDI do futet si parti opozitare duke bërë një fushatë si opozitë kështu e shohë si një hap të pamatur të opozitës. Ndërsa opozitare shqiptare ka bërë një gabim strategjik,  sidomos BESA se ka rrezikuar reputacionin e tyre para elektoratit shqiptar.

Taravari dhe të tjerët mohojnë “Të majtën” por tregohet se nuk mund të ketë qeveri të re pa ta. Është një problem që do krijojë “kokë dhimbje” partive shqiptare më shumë se BDI. Se në të dy pozicionet është komode për më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat