Vajza e politikanit shqiptar nga Maqedonia në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari

Maqedonia

Vajza e politikanit shqiptar nga Maqedonia në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 11:52
Pamje nga aksidenti

Të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Nga 52 turistë shqiptarë që ndodheshin në autobus kanë gjetur vdekjen 46 prej tyre, ndërsa 7 kanë pasuar lëndime.

Në mesin e viktimave është edhe Sumeja Brava, 27-vjeç.

Image

Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët. Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat