Arsovski: Të mos bëhet panik për çmime të larta

Maqedonia

Arsovski: Të mos bëhet panik për çmime të larta

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 15:44
Dushko Arsovski

Nuk duhet të ketë panik me njoftimet për çmime të larta. Ka mekanizma, Qeveria i garanton qytetarët, por edhe biznesmenët se do të vazhdojë të jetë partner me të gjitha palët për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur çdo sfide, tha zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse shteti do ta ndalë rritje sipas shembullit të qeverisë serbe e cila ngriu çmimet e ushqimeve bazë për 60 ditë.

“Shteti monitoron situatën në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke përfshirë industrinë përpunuese dhe ushqimore.

Qeveria është në dialog të hapur të vazhdueshëm me të gjithë aktorët e ekonomisë.

Një komunikim i tillë bëhet përmes Platformës për dialog socio-ekonomik, ku përfshihen partnerët social dhe katër odat më të mëdha, përmes të cilave mbahen takime të rregullta dhe nuk ndërpritet”, tha Arsovski.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat