Prokuroria me aktakuzë ndaj një personi nga Shkupi për uzurpim të patundshmërive

Maqedonia

Prokuroria me aktakuzë ndaj një personi nga Shkupi për uzurpim të patundshmërive

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka ngritur aktakuzës kundër një personi.

Kjo për vepër penale “Uzurpim i patundshmërive”, sipas nenit 225, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal.

Siç kumtoi Prokuroria publike, e pandehura 63 vjeçare nga Shkupi më 10 qershor në fshatin Hanet e Mavrovës pa miratim ka filluar të ndërtojë nga ana e majtë e rrugës rajonale në drejtim të Dibrës.

Me këtë rast ka uzurpuar dhe ndërtuar me rrethojë metalike një sipërfaqe prej 100 metra katrorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat