Arrestohet një person në Shtip, ishte i dënuar me 12 vjet burg

Maqedonia

Arrestohet një person në Shtip, ishte i dënuar me 12 vjet burg

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Më 09.02.2022 në orën 19:25 në rrugën “Çerenja” në Shtip, policia së bashku me njësitin special kundër terrorizmit “Tigrat” kanë arrestuar E.M. (32) nga Shtipi.

“Ai ishte i kërkuar me udhërarrest qendror nga burgu i Shtipit për shkak se kishte ikur nga burgu.

Ai është i dënuar me 12 vjet e pesë muaj burg për kryerjen e disa veprave penale, ndërsa i kishin ngelur për të shlyer edhe pesë vjet e dy muaj burg.

I arrestuari është dërguar burgun e Shtipit për shlyerjen e dënimit me burg”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat