Georgievski: Kufizimi i marzhit është zgjidhje e pjesëshme e problemeve

Maqedonia

Georgievski: Kufizimi i marzhit është zgjidhje e pjesëshme e problemeve

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Rregullimi i marzheve është vetëm një zgjidhje e pjesshme për stabilizimin e situatës së çmimeve, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Goran Georgievski, kryetar i Agro Odës pranë LOE-s.

Siç shpjegon ai, inputet e prodhuesve dhe tregtarëve, si energjia elektrike, karburantet dhe lëndët e para janë shumëfishuar, gjë që mund të ndikojë sërish në çmimin përfundimtar të produktit.

“Duke parë bursat e huaja dhe zhvillimet që kemi sërish rritje të çmimeve të energjisë elektrike, lëndëve të para, kjo mund të nënkuptojë çmim të lartë dhe më të lartë se aktuali”, tha Georgievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat