Pesë persona rrahin 46 vjeçarin, i’a dëmtojnë edhe veturën

Maqedonia

Pesë persona rrahin 46 vjeçarin, i’a dëmtojnë edhe veturën

Më: 16 maj 2022 Në ora: 21:42

jë 46 vjeçar është rrahur para spitalit “Borka Taleski” në Prilep nga pesë persona, të cilët më pas i kanë dëmtuar edhe veturën.

“Me datë 16 Maj 2022 pranë stacionit policor në Prilep, personi me inicialet B.A (46 vjeçar) nga fshati Ropotovë, komuna Dollnen, ka raportuar se para spitalit “Borka Taleski” në Prilep është sulmuar fizikisht nga personat me inicialet: P.S, S.S, V.S, F.S dhe B.S të gjithë nga fshati Ropotovë, me ç’rast i kanë dëmtuar veturën e tij “Fort Fiesta” e cila ishte e parkuar para Spitalit”, thanë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Paraprakisht është raportuar se personat kanë sulmuar fizikisht edhe personin me iniciale V.T (45 vjeçar) nga fshati Ropotovë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat