Shpërthen zjarr në fabrikën e vjetër “Komuna” në Shkup, janë djegur mbetje plastike

Maqedonia

Shpërthen zjarr në fabrikën e vjetër “Komuna” në Shkup, janë djegur mbetje plastike

Më: 21 maj 2022 Në ora: 10:14

Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:55 është marrë njoftimi se ka rënë zjarr në fabrikën e vjetër në “Komuna”.

Njësia e zjarrfikësve të Shkupit për “Lokalno” ka thënë se bëhet fjalë për një depo ku është djegur materiali plastik.

“Është një sasi më e madhe e mbetjeve plastike ku grimcohet dhe riciklohet. Ndërhynë 9 automjete dhe 20 zjarrfikëse. Zjarri u vu shpejt nën kontroll”, tha për “Lokalno” Zvonko Tomeski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit.

Për momentin në terren ndodhet ekipi i zjarrfikësve që monitoron terrenin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat