Reagon ASh: Miqësia pro ruse BDI-Kadirov

Maqedonia

Reagon ASh: Miqësia pro ruse BDI-Kadirov

Më: 21 maj 2022 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Ata që e kanë gojën plot retorikë për integrime dhe akuza ndaj të tjerëve për Rusinë, u demaskuan vetë në mënyrën më skandaloze, thuhet në kumtesën nga ASh.

“Në prag të 20 vjetorit të partisë së tyre, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka pritur një delegacion të bashkëpunëtorëve të Ramazan Kadirovit në 70 vjetorin e babait të liderit pro rus. E gjithë kjo ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, institucionin më të lartë ligjvënës të një vendi anëtar të NATO-s.

Njerëzit e Kadirovit dhe Xhaferit shifen të përqafuar edhe pse ky i fundit ka tentuar që të fsheh takimin duke mos e publikuat në faqen zyrtare të Kuvendit.

Për të qenë skandali edhe më i madh, njëri nga bashkëpunëtorët e Kadirovit që publikoi fotografitë, luftën e vitit 2001 e paraqet si luftë fetare, ndërsa Xhaferit nuk i pengon krahasimi me komandantët pro rusë të Çeçenisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e ASh.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat