BDI uron autoqefalinë e Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

BDI uron autoqefalinë e Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut

Më: 24 maj 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks në Maqedoninë e Veriut për pranimin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Аrqipeshkvia e Ohrit, pas vendimit të njëzëshëm që miratuan sot anëtarët e Këshillit të Kishës Ortodokse Serbe.

“Ky është një vendim i një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për vendin tonë, por për stabilitetin e mbarë rajonit, pasi i dha fund edhe një kontesti shumëvjeçar që kishte krijuar shumë polemika që trazonin themelet e paqes.

Pas marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Prespës, ky kontest i zgjidhur është edhe një model shembull i protagonizmit paqësor nga të dyja palët në kohën kur demonstrimi i një gjëje të tillë është më se i nevojshëm.

Një nga një, me qasje konstruktive dhe me pjekuri po tejkalohen të gjitha pengesat dhe po hapen shtigjet që garantojnë të ardhmen e sigurtë dhe progresive të vendit”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat