MPJ bullgare për vendimin e Parlamentit: Vendi ynë fqinj është në radhë për të treguar përkushtim dhe dëshirë për të ardhmen e saj evropiane dhe rajonit

Maqedonia

MPJ bullgare për vendimin e Parlamentit: Vendi ynë fqinj është në radhë për të treguar përkushtim dhe dëshirë për të ardhmen e saj evropiane dhe rajonit

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Çelësi i vendimit ishin përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve bullgare ndër vite, e sidomos muajt e fundit angazhimi që në radhë të parë kanë parasysh interesin kombëtar, por edhe vlerat dhe prioritetet evropiane.

Parametrat e vendimit të Parlamentit bullgar janë të bazuara në propozimin e Presidencës franceze dhe nuk parashtrojnë kushte të tjera nga ato të diskutuara tashmë në diskutimet në Bashkimin Evropian dhe gjatë negociatave bilaterale me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, për “360 gradë” tha se shpreson që korrigjimet e momentit të fundit të miratuara nga Kuvendi bullgar në vendimin për pranimin e propozimit francez “ofron bazë për mirëkuptim të pozicioneve tona në këtë proces”

Ministria e Jashtme bullgare ka bërë të ditur sot qëndrimin e saj zyrtar, pasi dje Parlamenti bullgar miratoi një rezolutë me kushtet me të cilat Bullgaria do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Kuvendi i dyzeteshtatë Popullor i Republikës së Bullgarisë ka marrë vendim historik për të mbështetur hapjen e rrugës për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nën parametra specifikë. Në këtë kontekst, Kuvendi Kombëtar pret që Këshilli i Ministrave të miratojë kornizën e negociatave dhe konkluzionet e Këshillit të propozuara zyrtarisht nga Presidenca aktuale franceze, si dhe të nënshkruajë Procesverbalin e seancës së dytë të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar sipas nenit 12 të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut, për parametrat kryesorë të së cilës u arrit marrëveshje parimore me Shkupin”, thuhet në deklaratë.

Më tej, thuhet se vendimi i Kuvendit Kombëtar bullgar nuk do të ishte i mundur pa, siç thuhet, angazhimin e vendosur të Francës, si Presidente e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së, për stabilitetin dhe prosperitetin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat