Policia vazhdon me kontrollet e intensifikuara në Shkup, gjobiten 152 shoferë

Maqedonia

Policia vazhdon me kontrollet e intensifikuara në Shkup, gjobiten 152 shoferë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka vijuar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 50 masa tejkalim të shpejtësisë, 16 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë për kalim në semaforë me ngjyrë të kuqe.

Janë shqiptuar 19 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, katër masa për përdorim të celularit, 12 për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat