Pendarovski: Jemi të interesuar që NATO të hapë qendër për siguri kibernetike në RMV

Maqedonia

Pendarovski: Jemi të interesuar që NATO të hapë qendër për siguri kibernetike në RMV

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 20:06
Stevo Pendarovski:

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte në vizitë të parë në Komandën Supreme të Forcave të NATO-s për Evropë në Mons, të Belgjikës, ku pati takim me komandantin suprem të forcave të NATO-s dhe të trupave të SHBA-së në Evropë, gjeneral Kristofer Kavoli.

Pas takimit me Kavolin, presidenti Pendarovski kishte një brifing të shkurtë me gazetarët nga Maqedonia e Veriut, të cilët janë mysafirë në Departamentin e Diplomacisë Publike në NATO. Gjatë kësaj theksoi se temë e bisedimeve me Kavolin ishte lufta në Ukrainë dhe ndihma joushtarake të cilën Aleanca ua jep forcave ukrainase, si dhe për kontributin të cilin Maqedonia e Veriut në kuadër të kapaciteteve të saja ia ofron Ukrainës me qëllim të ndërprerjes së agresionit ushtarak, mbrojtjes së vlerave demokratike dhe vendosje të paqes.

Vlerësimet e përfaqësuesve të lartë të NATO-s janë se jo që nuk presin ndryshim të vijës së veprimeve luftarake gjatë periudhës së dimrit, por edhe se do të vazhdojë mbështetja joushtarake e NATO-s për Ukrainën derisa Kievi nuk ka nevojë për atë dhe në takimet me gazetarët nga Maqedonia e Veriut theksuan se askush nuk mund të thotë kur do të përfundojë lufta në Ukrainë, por mbështetja për Kievin do të vazhdojë derisa ka nevojë për të.

Në bisedën e Pendarovskit dhe Kavolit është biseduar edhe për çështje me rëndësi rajonale, si dhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë ku Maqedonia e Veriut participon në misionin e KFOR-it të kryesuar nga NATO-ja me kontingjent prej 65 ushtarëve.

Pendarovski në takim ka kërkuar nga NATO-ja hapjen e Qendrës për Siguri Kibernetike pas shumë sulmeve kibernetike me të cilat u përball vendi gjatë periudhës së kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat