Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Më: 23 janar 2023 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Të reshura me borë të dobët ka në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Strazhë, e cila aktualisht nuk qëndron në rrugë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat